DYLON

Të shtunën fillon programi i trajnimeve pa pagesë në “Matematikën e Olimpiadave”

Të shtunën fillon programi i trajnimeve pa pagesë në “Matematikën e Olimpiadave”
Redaksia

Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit njofton se nesër, e shtunë, më 24 tetor 2026, fillon programi i trajnimeve pa pagesë në Matematikën e Olimpiadave, në ambientet e Gjimnazit “Ismail Qemali” në Kamenicë.

Sipas drejtuesve të kësaj shoqate, ky program vjen si rrjedhojë e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Kamenicë, me synim zbulimin dhe zhvillimin e talenteve të reja në matematikë, si dhe përgatitjen e nxënësve për gara dhe olimpiada matematikore.

EkoHigjiena

“Falënderojmë Komunën e Kamenicës dhe Drejtorinë e Arsimit për mbështetjen dhe përkushtimin ndaj avancimit të nxënësve. Të gjithë pjesëmarrësve u urojmë fillim të mbarë dhe shumë suksese në këtë rrugëtim”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Matematikanëve të Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.