DYLON

Të shtunën fillon Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2026” – ja cilat shfaqje janë në kalendar!

Të shtunën fillon Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2026” – ja cilat shfaqje janë në kalendar!
Avatar photo Redaksia

Aktivitetet e manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” 2026 po vazhdojnë.

Mbrëmjen e shtune të 24 janarit, fillon festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2026”.

EkoHigjiena

Gjatë pesë netëve në Teatrin e Gjilanit, shikuesit mund të shohin drama nga disa teatro shqiptare.

“Talia e Flakës 2026”, realizohet në mbështetje të Komunës së Gjilanit, përkatësisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Teatrit të Gjilanit e në organizim nga Varg e Vi.

Prej 24-28 janar 2026, për çdo mbrëmje, në orën 20:00, do të shfaqen dramat shqipe, në Teatrin e Gjilanit.

Më 24 janar, vjen shfaqja nga Teatri i Tetovës, “Dramë për të qesh”.

Më 25 janar, shfaqja “Sytë e ujkut” nga INTEGRA e Prishtinës.

Më 26 janar, shfaqja nga Teatri i Ferizajt, “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”.

Më 27 janar, shfaqja nikoqire dhe jo garuese e Teatrit të Gjilanit, “God bless America”.

Festivali mbyllet me shfaqjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës, “Gërrdia”, më 28 janar.

Hyrja është falas për të gjitha shfaqjet e festivalit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.