Të shtunën do të fillojë faza e dytë e procesit të dezinsektimit
Komuna e Gjilanit, përkatësisht nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS), kanë bërë me dije se të shtunën, më 5 shtator 2026, nga ora 19:30, do të fillojë faza e dytë e procesit të dezinsektimit në territorin e Komunës së Gjilanit.
Në apelin për bletarët DSHMS kërkon që gjatë procesit të dezinsektimit, të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve dhe koshereve.
Ndërsa në apelin për qytetarët kërkohte që gjatë kohës së trajtimit, të mbajnë të mbyllura dyert dhe dritaret e shtëpive, në mënyrë që insektet të mos depërtojnë në ambientet e banimit. /2LONLINE/
