DYLON

Të shtëna në drejtim të dyqaneve!

Avatar photo Redaksia

Gjilan – (2LONLINE) – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë të ditur se dy qytetarë kanë raportuar për dëmtimin e xhamave të lokaleve të tyre, në lokalet  e këpucëve”Luciano”dhe ”Arianiti-A”, që gjenden pranë njëri tjetrit në rrugën “Adem Jashari” në qendër të Gjilanit.

Ankuesit kanë vërejtur nga një vrimë në xhamat e dëmtuar të reklamave të lokaleve të tyre, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

EkoHigjiena

“Dyshohet se persona të panjohur nga rruga kryesore kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të lokaleve, ku nga një predhë e kalibrit të vogël është gjetur brenda lokaleve”, ka thënë toger Hashani.

Ai tha se predhat e gjetura janë marrë nga ana e Forenzikës për ekzaminim.

Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e stacionit policor të Gjilanit. /2lonline/