DYLON

Të shtëna me armë, policia po e heton rastin

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës njësitet patrolluese të cilat ishin në sigurim të shikuesve të ndeshjes futbollistike Shqipëri-Serbi në ambient të hapur, në qendër të Vitisë kanë dëgjuar të shtëna me armë prapa një Kafiterie.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se në vendin e ngjarjes, janë gjetur (5) pesë copë gëzhoja të kalibrit të panjohur . Në vendin e ngjarjes po ashtu ka dalë edhe Njesia e Hetimeve dhe Forenzika e stacionit policor të Vitisë, ku edhe kanë procesuar vendin e ngjarjes.

EkoHigjiena

“Për momentin të dyshimtit që kanë shtën me armë janë të panjohur, askush nuk është lënduar, pasi dyshohet se është shtënë në ajër. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori për krime të renda, i cili urdhëron të hapet rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, dhe ti referohet njësisë së hetimeve”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. /2L ONLINE/

/fotoilustrim/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.