Të shohësh zëra dhe aftësi të rriten, të shndritin dhe të ndjekin pasionin e tyre është më e bukura që mund të përjetosh
/Pas përmbylljes së Festivalit të Këngës për Fëmijë “Yjet e Flakës 2026”/
Shkruan: Arta Haziri Nuhiu
Të punosh për talentin dhe ëndrrat e fëmijëve është një udhëtim që më mbush çdo ditë me krenari. Jo vetëm si krijuese e këngës, por edhe si mbështetëse në çdo detaj ,nga kostumi në përputhje me temën e këngës, deri tek çdo element i performancës. Faleminderit prindërve për besimin dhe bashkëpunimin, sepse çdo hap që këta yje të vegjël bëjnë drejt suksesit është edhe një hap i imi.
Të shohësh zëra dhe aftësi të rriten, të shndritin dhe të ndjekin pasionin e tyre është më e bukura që mund të përjetosh. Faleminderit Shoqata Kulturore Artistike “Karadaku”, nën udhëheqjen e Lorikë Sulejmani për përgatitjen e një koreografie fantastike! Noenit dhe Alikes.
faleminderit Naski Ahmeti për koreografinë e Kenza Ismailit fantastike ju lumtë.
Çdo ditë më mëson që puna, durimi dhe dashuria për artin nuk shkojnë kurrë kot. Ata që ngjiten lart qëndrojnë të përkushtuar dhe besojnë në vetvete, dhe unë jam këtu për t’i udhëhequr, për t’i frymëzuar dhe për t’i mbështetur në çdo hap të rrugës së tyre. Suksesi i tyre është faqebardhë e punës sime dhe më motivon të vazhdoj të krijoj, të ëndërroj dhe të ndihmoj çdo talent të rritet dhe të shkëlqejë.
Faleminderit gjithashtu Prof.Kushtrim Jakupi për mirënjohjen që më ndatë si kompozitore, dhe gjithë kolegëve të mi që sollën këngë të mrekullueshme për festivalin “Yjet e Flakës” të fëmijëve.
Një falënderim i veçantë për Artfabe Produksion me pronar Fazli Berisha për fotot fantastike dhe për të gjitha portalet lokale te Gjilanit që janë gjithmonë pranë talenteve të vegjëlve tanë. /2LONLINE/
