DYLON

Të rritet ndërgjegjësimi për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave

Të rritet ndërgjegjësimi për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim drejtoreshën e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), Valbona Qitaku, drejtoreshën e Strehimores “Liria” në Gjilan, Nazife Jonuzi, dhe Teuta Abrashin, përfaqësuese e Organizatës për luftën lundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Ndaj Gruas, që shënohet më 25 nëntor, drejtueset e këtyre qendrave e njoftuan kryeministrin me veprimtarinë e tyre në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të viktimave të dhunës dhe me vështirësitë me të cilat përballen qendrat e strehimit.

Shënimi i Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Ndaj Gruas, bënë thirrje për veprime globale për të rritur ndërgjegjësimin në mbarë botën për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave.

EkoHigjiena

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, shprehu mirënjohje për punën që ato bëjnë, duke theksuar se duhet rritur përkujdesja institucionale për të gjitha strehimoret në Kosovë.

Në takim, po ashtu u bë e ditur se policia raporton se çdo vit rreth 1300 persona në Kosovë janë viktima të formave të ndryshme të dhunës.

 

http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,9,7329

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.