DYLON

Të rinjtë vitias vetëdijesohen për mbrojtjen e tyre nga trafikimi me qenie njerëzore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me qëllim të vetëdijesimit të rinjve për mbrojtjen nga trafikimi me qenie njerëzore, sot në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës “ në Viti ka filluar fushata e vetëdijesimit rreth kësaj çështje. Kjo fushatë organizohet nga Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, konkretisht me bashkëpunimin e Policisë së Kosovës, Qendrës për Punë Sociale si dhe nga Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJDN) në Viti.
Përndryshe gjatë këtyre ditëve fushata do të mbahet kryesisht me nxënës të shkollave të mesme të kasave të 11-ta, ku para tyre do të mbahet një ligjëratë që do të ndikoj në mbrojtjen e të rinjve nga trafikantët me qenie njerëzore , mbi mënyrat e denoncimit tyre etj. Sipas Ibadete Hysenit nga NJDNJ në Viti pasi foli mbi rëndësinë e kësaj fushate tha se me implementimin e saj pritet që të vetëdijesohen rreth 500 nxënës të shkollave të mesme në Viti. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.