/2L ONLINE/ – Zyrtarë nga Njësia për Rini e komunës së Gjilanit bëjn ëtë ditur se falë bashkëpunimit me organizatën partnere “Ligo Lex Legis”, e cila para disa muajve mbajti trajnimin në lidhje me programin nga Komisioni Evropian “Erasmus +”, tani po vijnë rezultatet e para.
Genc Mustafa, udhëheqës i Njësisë për Rini ka thënë se partneriteti mes Njësisë për Rini dhe Ligo Lex Legis, bëri të mundur që të rinjtë nga Gjilani të përfitojnë trajnim tetë (8) ditor në Shqipëri me temën “Power of Multimedia – Bridges of Diversity”.
Sipas tij, Kosova respektivisht Gjilani merr pjesë në këtë trajnim me tre të rinj, ku pjesmarrës janë edhe nga shtetet si: “Angli, Rumani, Greqi, Turqia, Maqedoni, Shqipëri dhe Serbi”.
“Gjilani me udhëheqjen nga Kryetari Lutfi Haziri, po e mbështet rinin e Gjilanit në çdo fushë që të jetë kampion i organizimit të jetës rinore”, ka thënë Genc Mustafa, udhëheqës i Njësisë për Rini. /2L ONLINE/