DYLON

Të rinjtë gjilanas i gëzohen nismës së ndërtimit të Shtëpisë së Rinisë

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Të rinjtë gjilanas, përfaqësues të organizmave të ndryshëm joqeveritarë, kanë qenë ata që më së shumti iu janë gëzuar vënies së gurthemelit për ndërtimin e objektit që njihet si Shtëpia e Rinisë. Ndonëse me gati një orë vonesë nga agjenda e paraparë, megjithatë Ministri i Ministrisë për Kulturë Rini e Sport, Memli Krasniqi, kreu i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, u shfaqen në vendngjarje dhe hodhën lopatat e para me beton si simbolikë e nismës së këtij projekti që ata e vlerësuan kapital.

T ë pranishëm në këtë akt ceremonial të vënies së gurthemelit për Shtëpinë e Rinisë ishin edhe deputetët Lirije Kajtazi (LDK) dhe Zenun Pajaziti (PDK), pastaj përfaqësues të tjerë nga qendra dhe niveli lokal si dhe të rinjtë të OJQ-ve, të ndryshme, për të prezantuar fillimin e punëve në këtë objekt që siç tha, Ministri Krasniqi, kapë vlerën e 250 mijë eurove dhe pritet të përfundojë në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.

EkoHigjiena

Ministri Krasniqi tha se nisma për këtë projekt ishte e mëhershme, por ja që tani po fillon së realizuari dhe për të rinjtë gjilanas do të bëhet një objekt modern ku ata mund t’i kultivojnë idetë e tyre, të zhvillojnë dhe realizojnë projekte të ndryshme rinore.

Ai e ka vlerësuar si ditë të veçantë këtë ditë kur po fillon së ndërtuari ky objekt, që sipas tij, mbështetet nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport e cila për herë të parë po fillon me Qendra Rinore.

Ndërsa, kreu i komunës ës Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se me ndërtimin e këtij objekti, Shtëpisë së Rinisë, do të krijohen mundësi të mira për të rinjtë gjilanas t’i realizojnë idetë, projektet e aktivitetet e tyre. Haziri pret që punët rreth këtij objekti të realizohen në afatet e parapara.

“Rinisë gjilanase sot po i vjen një investim kapital. Është fjala për këtë projekt të ndërtimit të objektit ku do të kyçen rinia, Shoqatat, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, organizata të tjera të rinisë që përfshinë studentë dhe nxënës, do të kenë mundësi jashtëzakonisht të mira që në objektin e vet me zhvillu aktivitetin e rinisë dhe me zbatu pjesën edhe të ligjit që lidhet me të drejtat dhe me avancimin e rinisë në përgjithësi”, ka thënë kryetari Haziri, duke informuar ministrin edhe për Qendrën e Trashëgimisë Kulturore respektivisht projektet që kanë filluar të ndërtohen, Teatrit dhe angazhimeve që duhet t’i bëjmë në të ardhmen lidhur me Teatrin e qytetit dhe jetën kulturore në përgjithësi në Gjilan. 

Përndryshe, edhe Bujar Haziri drejtori Drejtorisë Komunale Për Rini, Kultur e Sport, ka thënë se është tejet i lumtur që pas shumë angazhimesh dhe pas shumë vitesh po arrijnë të realizojnë një nevojë të kahershme.

Përndryshe, As Haziri (LDK) e as Krasniqi (PDK) nuk deshën të flasin rreth asaj se a u shfrytëzua kjo ngjarje edhe për të biseduar për koalicione që ka të bëjë me krijimin e institucioneve qendrore, bile Ministri Krasniqi tha se ndodhet në Gjilan për këtë akt të rëndësishëm për rininë dhe se për të mirën dhe interesat e rinisë, do jenë bashkë sa herë edhe me LDK. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.