DYLON

Të rinjtë e vitias të interesuar në proceset politike dhe zgjedhore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me qëllim të nxitjes së të rinjve që të jenë pjesë në proceset politike dhe zgjedhore, sot në Viti u mbajt një takim me të rinjtë e kësaj komune. Ky takim u organizua nga Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN), në kuadër të projektit rinor “Fole n’fole” ku përveç përfaqësues të këtij rrjeti në panel ishte edhe Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti si dhe Zyrtari i Lartë pranë Komisionit Zgjedhor në Viti, Islam Mema.

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, gjatë këtij takimi u shpreh se të rinjtë e Vitisë e kanë përkrahjen e komunës në aktivitetet e tyre duke theksuar se është shumë e rëndësishme që të rinjtë të jenë pjesë e proceseve vendimmarrjes.

EkoHigjiena

“Jemi të interesuar të bashkëpunojmë ngushtë me rininë, për dy vite kemi treguar përformancë në aktivitetet e tona në të gjitha sferat si kulturore, sportive, rekreative por edhe ekonomike biznesore sidomos në bashkëpunime të reja në veçanti me fondacionin e Luksemburgut, USAID-in dhe të tjerë në projekte që prekin drejtë për drejtë sektorin e rinisë deri të projekti i qendrës rinore që është investim i MKRS-së në bashkëpunim me komunën“ u shpreh Haliti.

Ai ndër tjerash theksoj se ky viti është më i sukëseshëmi në 15 vitet e fundit në këtë komunë.

Ai përmendi angazhimin e institucioneve komunale për të rinjet vitias duke potencuar se DKRS e Vitisë është ndër komunat më të suksesshëm në Kosovë për realizimin e projekteve të ndryshme që lidhen drejtpërdrejtë edhe me rini.

Ndërkaq Adnan Ramadani nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal të Vitisë (KVRL) ndër tjerash falënderoj komunën e Vitisë për ndarjen e 15% të buxhetit të subvencioneve të DKRS-së ju jepen këtij këshilli duke potencuar se këtë veprim se ka bërë asnjë komunë e Kosovës.

Ndërkaq Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport ndër tjerash falënderoj Kryetarin e Komunës dhe Zyrtarin për Rini dhe Sport për mbështetjen e veçantë që po e japin në këtë sektorë duke përmendur se DKRS gjatë muajit të shkuar ka mbajtur një debat publik me të rinjtë e kësaj komune.

Ndërkaq Sihana Bejtullahu koordinatore e këtij projekti ka thënë se ky është një projekt shumë i rëndësishëm për rininë kosovare që ata t’i motivojmë për përfshirje sa më aktive në proceset politike e institucionale.

Zyrtari i Lartë pranë Komisionit Zgjedhor në Viti, Islam Mema ka folur për përfshirjen e të rinjve në proceset politike zgjedhore dhe vendimmarrje. Gjatë këtij takimi të rinjtë pjesëmarrës kanë parashtruar pyetje panalistëve.

Ky aktivitet u organizua nga Zyra e kryetarit të komunës në bashkëpunim me Zyrën komunale zgjedhore në Viti në bashkëpunim me Rrjetin e Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) në kuadër të projektit rinor “Fole n’fole”. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.