DYLON

Të rinjtë e komuniteteve jo-shumicë, po informohen rreth konkursit për zyrtarë policorë dhe inkurajohen për aplikim

Të rinjtë e komuniteteve jo-shumicë, po informohen rreth konkursit për zyrtarë policorë dhe inkurajohen për aplikim
Avatar photo Redaksia

Nga data: 27 tetor 2021 deri 03.11.2021 në  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike Vushtrri, do të mbahet sesioni informues për të rinjtë dhe të rejat e komunitetit jo shumicë, kryesisht të  komuniteteve:  rom, ashkali dhe egjiptian (RAE) që dëshirojnë t’i bashkohen Policisë së Kosovës. Kjo bëhet më qëllim të inkurajimit të këtij komuniteti për aplikim në konkursin e shpallur për zyrtar policor. 

Policia e Kosovës ka caktuar instruktorë policorë që po japin këshillat dhe udhëzimet përkatëse duke i informuar pjesëmarrësit me të gjitha procedurat për aplikim në konkursin për zyrtar policor. Ky aktivitet senzibilizues po përkrahet nga OSBE-ja. Pjesëmarrësit nga komuniteti RAE janë nga komunat: Pejë, Istog, Mitrovicë Veriore, Vushtrri, Lipjan, Prizren, Gjakovë, Klinë dhe Fushë Kosovë. 

EkoHigjiena

Këta pjesëmarrës në këtë aktivitet janë vizatur nga Ministri i Punëve të Brendshme, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Udhëheqësi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Drejtori i Departamentit për Burime Njerëzore. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.