DYLON

Të rinjtë e AKR-së provojnë vetën në “Bike Tour to Stanishor”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Forumi Rinor i Aleancës Kosova e Re, Dega në Gjilan, zhvilloi sot një aktivitet ditor “Bike Tour to Stanishor”. “Në këtë aktivitet u vërejt një interesim i madh i të rinjve gjilanas për të na u bashkangjitur edhe pse sfida ishte mjaft e vështirë duke marrë parasysh terrenin ku e gjithë rruga drejt Stanishorit është vetëm përpjetëze”, ka bërë të ditur përfaqësuesi i AKR-së Sytrim Syla, kryetar i Nëndegës “Dardania 2” dhe koordinator për Rini, për Regjionin e Anamoravës.

Por, sipas tij, pas çdo sfide vjen dhe shpërblimi, ku me këtë aktivitet shpresohet të rritet vetëdijesimi për terrenin piktoresk që e ka Komuna e Gjilanit. “Me të vërtet ia kaluam shumë mirë së bashku. Ejani dhe bashkëngjituni me ne edhe në aktivitetet e radhës”, ka ftuar Syla, të rinjtë gjilanas por edhe të tjerë. /2L ONLINE/

EkoHigjiena



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.