Drejtoresha e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, së bashku me zyrtaret nga kjo drejtori, Valdete Sopi-Biqkaj dhe Qëndresa Kastrati, kanë pritur në takim Qëndrim Hoxha – Drejtor Ekzekutiv (CEO) për degën në Kosovë të organizatës ndërkombëtare “Leadership Development Association Europe” (LDA Europe).
Në këtë takim është diskutuar dakordimi në mes të dy palëve që të rinjtë dhe studentët e Komunës së Kamenicës, do jenë përfitues nga konferencat ndërkombëtare ‘DREAMin Kosovo’ dhe ‘LEAPin Conference’, të cilat do të mbahen me datë 02.12.2023 në ‘Innovation and Training Park (ITP)’ në Prizren.
Drejtoresha Burbuqe Leka duke falënderuar Drejtorin Hoxha, ka thënë se Kamenica është Komunë target nga ngjarjet që synojnë t’i realizojnë në të ardhmen. /2LONLINE/