DYLON

Të rinj nga Vitia e Kriva Palanka në trajnim të përbashkët për turizëm

Të rinj nga Vitia e Kriva Palanka në trajnim të përbashkët për turizëm
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të projektit Bashkëpunimi Ndërkufitar të Bashkimit Evropian “Cross Border”, në Viti sot janë realizuar disa nga vendet turistike në këtë komunë, në kuadër të komponentit “Turizmi pa Kufi”.

Ishin 15 të rinj nga komuna e Kriva Palankës së Maqedonisë dhe po aq edhe nga komuna e Vitisë, të cilët kanë realizuar një sërë vizitash në disa vende, duke ndjekur trajnime për guitë turistike.

Kjo është duke u realizuar edhe në bashkëpunim me kolegjin Universum, ndërkohë që projekti në tërësi mes dy komunave në të ardhmen, parasheh edhe projekte të përbashkëta në fushën e përmirësimit të ambientit.

EkoHigjiena

Kryetari i komunës Sokol Haliti, në një takim me pjesëmarrësit e këtij trajnimi, ka theksuar se komuna e Vitisë është përfituese për herë të dytë e projekti “Cross Border” të financuar nga Bashkimi Evropian, që dy vite më parë kishte të bënte me kulturën, kurse kësaj herë me turizmin“.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.