DYLON

Të revoltuar për anulimin e njëanshëm të marrëveshjes

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ahmet Daku, drejtues i OVL–UÇK-së, Dega në Gjilan ndihet i revoltuar, siç thotë ai, me anulimin e njëanshëm të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Universitetit “Kadri Zeka” dhe OVL së UÇK dhe SHFD së UÇK, bërë vitin e kaluar.

Rikujtojmë se Universiteti “Kadri Zeka” dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK – së, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, dega në Gjilan, kishin nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Me këtë marrëveshje palët kishin për qëllim të sigurojnë mbështetjen e qëndrueshme dhe krijimin e lehtësirave për studime për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët e luftës dhe fëmijët e invalidëve dhe veteranëve të luftës.

EkoHigjiena

Marrëveshje bashkëpunimi me organizatat e dala nga lufta është kufizuar vetëm në qëllimin për krijimin e lehtësirave për studime për familjarët e ngushtë të këtyre kategorive.

Por, siç ka bërë të ditur Daku i OVL-UÇK–së, ai është njoftuar nga rektori aktual në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan për anulimin e marrëveshjes.

Daku thotë se po shihet se rektori i ri që vjen nga fshati Bresalc – komuna e Gjilanit, nuk paska pas mundësi ta respektojë marrëveshjen që e ka bërë rektori para tij. “Te ne shqiptarët, po të vijmë në poste apo pushtete, mendojmë që çdo të mirë apo të keqe që e kanë bërë më parë duhet ta hedhim poshtë”, shprehet i revoltuar Daku.

Ai ka thënë se shoqatat e dala nga lufta e UÇK – së, Dega në Gjilan kishin bërë një marrëveshje me këtë Universitet që e mban emrin e heroit të Kombit Kadri Zeka që edhe ata e kanë bartur këtë emër gjatë luftës dhe në shenjë respekti për këtë marrëveshje edhe ia patën dhënë dhuratë flamurin e luftës këtij Universitetin por tani rektori i ri hodhi poshtë çdo gjë pa paralajmërim.

“Ne në këtë afat kemi pasur gjithsej pesë kandidatë, dy fëmijë të Dëshmorit dhe tre fëmijë te veteraneve. I qoftë për nderë këtij rektori dhe e lus Zotin që të ketë suksese kështu në fëmijë të Dëshmorëve dhe të bashkëluftëtarëve. Unë po të isha në pozitën e tij do të isha i turpëruar për gjestin apo veprimin e njëanshëm që e ka bërë”, është shprehur me ironi Ahmet Daku, kreu i OVL–UÇK-së, Dega në Gjilan. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.