DYLON

Të respektohet kodi patriotik

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Patriotizmi është dashuria ndaj atdheut, besnikëria, gadishmëria e të qënurit në shërbim të popullit e vendit në çdo orë apo rrethanë kohore, duke mos kursyer asgjë nga vetja dhe pasuria, sepse atdheu është mbi të gjitha, është i shenjtë. Patriotizmi shërben si katalizator për ecjën përpara dhe zhvillimin e shtetit me vizion kombëtar, pa ndikime ideologjike apo ngjyrime të krahëve politik.
Dashuria ndaj atdheut dhe bashkomabsave, gjuhës, kulturës dhe traditave kombëtare është vyrtyt, është ndjenjë e papërshkruar me fjalë.

Patriotizëm, është të vlerësosh e kontributin e të tjerëve, të vlerësosh meritat dhe skrificën e të parëve, gjakun e dëshmorëve dhe ruajtjen e vlerave të lirisë.

EkoHigjiena

Çështja kombëtare është diçka që ka të bejë më perceptimin personal të individit ndaj kombit e ndaj atdheut. Mbase dikujt kjo mundë t’i duket e thjeshtë, por në realitet është pak ma komplekse, per disa arsye:

E para, ka të bejë me burimin e patriotizmit, i cili në radhë të parë rrjedhë nga familja. Një kryefamiljar i mirë i cili e respekton dhe rehaton familjen e vet, padyshim se do të jetë i aftë të kontribuoj për të mirën e fqinjëve të vetë dhe shoqërisë, në të kundërten nëse kryefamiljari nuk arrin të krijoi harmoni dhe qetësi shpirtërore në familjen e tij nuk ka pse të shkoi me tutje në shpërndarjen e “patriotizmit”.

E dyta, është etika (morali), një person që qendron mirë në aspektin moral, të njëjtin e dojnë dhe e çmojnë shumë fqinjët dhe rrethi shoqëror, pra, mund të jetë i dobishëm edhe për rrethin shoqeror, në të kundërten, një person që ka probleme morale, nuk mund të jetë i deshiruëshem dhe i dobishëm jashta familjes së tij.

E treta, është sinqeriteti, kjo e treta varet shumë nga dy të parat, që i bie, një person që rrjedhë prej një familje të mirë dhe të moralshme, pa dyshim do të jetë edhe vetë i sinqertë, në të kunderten personi që nuk ka edukatë të shendoshë familjare,e ka të veshtirë të krijoi personalitetin e vetë të ndryshem nga familja e tij.

Familja, morali, sinqeriteti, janë keto tri nga shumë elemente tjera që e bejnë individin të jetë patriot (atdhetar) i mirë. Përfshirja e këtyre elementeve dhe të tjerave si: humaniteti, besa, guximi, durimi, vendosmëria, burrëria, qëndresa, dashuria ndaj atdheut,… e që të gjitha keto më një emër do ti quaja KODI PATRIOTIK.

Kod ky, i cili duhet të jetë i respektueshem nga të gjithë, e në veqanti nga ata që e marrin guximin të thirren në emër të popullit, në emër të vlerave kombëtare e patriotike.

Për të kuptuar çështjen e kodit patriotik, më së miri e shofim nëse e bëjmë një refleksion të shkurtër historik nga viti 1990 e deri më sot.

Në vitet e 90-ta, udhëheqesit politik, veprimtarët e patriotët ishin sinonim i së mirës, admiroheshin e respektoheshin aq shumë nga populli i tyre, sa që trajtoheshin si idhuj,…per faktin se kemi pasur një lidership të pergjegjëshem siq ishte Ibrahim Rugova, i cili në plotni i permbahej KODIT PATRIOTIK, ku si rezultat ka pas ushtrimin e pushtetit moral në tërë territorin e vendit, duke arritur për afro 10 vite rresht edhe mbajtjen e shtetit paralel të Kosovës me të gjitha shërbimet për qytetarët, karshi një okupimi të egër e barbar serb.

Kur e kujtoj periudhën e vitevë te 90-ta, më bënë të ndihem i privilegjuar dhe krenar që isha pjesë e aktiviteteve dhe veprimtarisë politike të levizjes paqësore (LDK), ku secili prej nesh dhamë krejtë çka kishim nga vetja jonë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Ideali i vetëm i veprimtarëvë të asaj periudhe historike ka qënë shteti i Kosovës, e jo pushteti.

Ndërsa pas perfundimit të luftës e këndej, e veqmas këtyre viteve të fundit të pas ri-shpalljes së pavarësisë së Kosovës, udhëheqësit politik, pozitë e opozitë shikohen më një sy tjeter, për faktin se nuk e respektuan siq duhet KODIN PATRIOTIK, të qasjes ndaj shtetit dhe qytetarëve.

“Patriotet” e ditëve të sotme, shtetin e kanë bërë burim të pasurimit të tyre, ndersa popullin e shfrytëzojnë si instrument gjatë fushatave zgjedhore për marrjen (mbajtjen) e pushtetit. Politikanët e ditëve të sotme “patriotizmin” e kanë shëndrruar në biznes ditor, për përvetësimin e pasurive nga pronat shoqërore e publike, duke u shkëputur krejtësisht nga hallet dhe problemet e popullit.

Nën “formulën” e privatizimit, Kosovën e kanë shndrru në një shoqëri skllavopronare, ku liderët shtetëror dhe partiak janë bërë pronar të pasurive shtetërore, duke e trajtuar popullin si skllavë ( shërbëtor ) të tyre.

Nga keqpërdorimi i KODIT PATRIOTIK, janë pasuruar e janë ngritur aq lartë sa që zërin e popullit nuk e degjojnë më, po mendojnë se janë berë vetë-Zoti.

Ata që vetën e mendojnë si të tillë vertetë vlejnë pak, shumë më pak se njerëz.

Si pasojë e kësaj njerëzit e politikës, shiqohen më ironi nga popullata, janë bërë sinonim i së keqës. Shumë aktivist, veprimtar politik e atdhetar të devotshëm të çështjes kombëtare janë duke u djegur nën hijen e këtyre keq-përdoruesve të KODIT PATRIOTIK.

Populli i nderon dhe i çmon shumë veprimtarët e të gjitha periudhave historike, luftetarët e lirisë, ata të cilët dhanë gjymtyrët e trupit për lirinë që e gëzojmë sot, më pietet të lartë i kujton të gjithë dëshmorët e martirët, i kujton dhe nuk i harron asnjëherë të vrarët e të zhdukurit gjatë luftës, ku të gjthë së bashku janë bërë gurëthemel i fortë i shtetit të Kosovës.

Historia jo shumë e largët e popullit shqiptar na tregon mjaftë mirë se si patriotët e vertetë gjithmonë kanë sakrifiku gjithçka nga pasuria e tyre për popull e për atdhe deri të më e shtrënjta-jetën e tyre.

Ndërsa “patriotët” e ditëve të sotme çuditërisht, e bënën të kundërten e saj, duke e shfrytëzuar fatkeqësinë e popullit të tyre janë pasuruar tejë mase, ku nga hiqi u bënë milionera, në të njëjten kohë,…duke u thirrur në gjakun e dëshmorëve më qëllim të marrjes së primatit të “çlirimtarëve e shpëtimtarëve” të kombit , janë shndrruar në shkelësit më të medhënje të gjakut të dëshmoreve dhe martirëvë të Kosovës. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.