(2LONLINE) – Duke iu referuar situatës aktuale të burimeve të ujit, prej nga furnizohen qytetarët e Gjilanit me ujë të pijes, Abdylaziz Selmani, u.d. kryeshef ekzekutiv në KRU “Hidromovava” Sh.A. tha se pas të reshurave atmosferike të ditëve të fundit, situata e akumulimit me ujë të pijshëm është përmirësuar dukshëm, sidomos ne kontekstin e akumulimit të ujit në Pendën e Përlepnicës, por edhe në pikat tjera akumuluese.
Sipas tij, të reshurat atmosferike ishin të mirëseardhura sepse para këtyre të reshurave edhe me regjim të aplikimit të reduktimeve me ujë të pijshëm, situata në akumulacionin Penda e Përlepnicës, ka qenë mjaftë kritike, gjë që niveli i ujit kishte renë në kuotën deri ne 13.15 m, e me tendencë të rënies edhe më tepër.
“Por, reshjet e fundit kete gjendje e kane ndryshuar në të mirë dhe momentalisht me shënimet që disponojmë akumulimi në Pendën e Perlepnicës është rrite për 9.25 m, kështu që kuaota e përgjithshme tani ka arrit nivelin prej 22.40 m e me tendence te prurjeve akoma të ujit”, ka thënë Selmani për Portalin 2Lonline.
Po ashtu, sipas Selmanit, edhe Burimi “Guri i Hoxhës” ka rritje të prurjes së ujit dhe nga 30 l/s, ekzistuese, është rritë kapaciteti i furnizimit me ujë të pijshëm në 55 l/s, që tregon se është një indikator i mirë i furnizimit.
Edhe pika tjetër prodhuese Burimi “Baja” ka rritë prurjet nga 20 l/s, në 30 l/s,ndërsa Burimi në Velekincë edhe me tutje mbetet si burim stabil e i cili ka arrit të operoj me kapacitete maksimale prej 80 l/s.
“Situata aktuale dhe furnizimi me ujë të pijshëm ende mbetet në regjim të reduktimeve dhe atë derisa mos të kemi përmirësim edhe më të favorshëm të burimeve të ujit. Edhe ne dy njësit operative, në Viti dhe në Kamenicë, situata pas reshjeve të fundit është më e mirë ku edhe atje kemi pas përmirësim të kapaciteteve të ujit në burime”, ka thënë tutje u.d. kryeshefi ekzekutiv i “Hidromoravës”, Abdylaziz Selmani.
Por, nga të reshurat e fundit, prej vërshimeve ka pasur edhe probleme me të cilat është ballafaquar “Hidromorava”, por ja ka dalë mbarë.
“Edhe pse këto të reshurat të ditëve të fundit në qytetin e Gjilanit kanë shkaktuar disa problem në lidhje me ngulfatjen e rrjeteve të kanalizimeve nëpër disa pjesë të qytetit, por me intervenimin dhe punën e palodhshme të punëtorëve tanë e gjithë situatë ka qenë nën kontroll”, ka thënë Selmani.
Ai shtoi tutje se në Viti, ka pasur problem në sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit kështu qe për 48 orë është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm, për shkak të turbullirave të ujit, mirëpo për momentin është stabilizua gjendja me furnizim me ujë dhe situata është nën kontroll të plot.
Ndërsa në njësinë operative të Kamenicës, nuk ka pas probleme serioze dhe reduktimet me ujë kanë qenë të shprehura vetëm me rastin e mungesës së energjisë elektrike. /2lonline/