DYLON

Të reshurat e borës vështirësojnë qarkullimin rrugor edhe në Gjilan

Të reshurat e borës vështirësojnë qarkullimin rrugor edhe në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Të reshurat e dendura të borës gjatë ditës së sotme në komunën e Gjilanit kanë vështirësuar qarkullimin normal në shumicën e rrugëve të komunës.

Ndonëse, zyrtarë komunal thanë mbrëmë se operatori ekonomik po qëndron nëpër terren për të pastruar rrugët e qytetit dhe të fshatrave për t’i bërë ato të kalueshme, megjithatë bora që po bie edhe sot ka bërë që në shumicën e rrugëve qarkullimi i automjeteve, por edhe i këmbësorëve të jetë i vështirësuar.

Madje, qytetarë të shumtë ankohen se nëpër rrugë të lagjeve të tyre bora nuk po pastrohet dhe se qarkullimi vazndon të mbetet i vështirë.

EkoHigjiena

Ndërkohë, bora vazhdon të bie edhe në këto qaste me intensitet të dendur.

Pamje të tilla janë fokusuar në lagjen “Iliria” (ish Kamniku)

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.