• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Të punohet më shumë që të rriten përfitimet e Kosovës nga CEFTA

Redaksia 2LONLINE 13 Shkurt, 2018 4 min
 Të punohet më shumë që të rriten përfitimet e Kosovës nga CEFTA

Përkundër të mirave që Marrëveshja për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA) i ka sjellë Kosovës në aspekt të integrimit në tregun rajonal, përfitimet në aspektin ekonomik nga kjo marrëveshje kanë qenë të vogla, marrë parasysh sfidave të shumta me të cilat janë ballafaquar prodhuesit vendor gjatë viteve. Ky ishte konkluzioni kryesor i tryezës së sotme të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me titull “CEFTA: Tregti e lirë, por sa e drejtë?”

Visar Hapçiu, Menaxher i Politikave në Odën Amerikane, theksoi se në kohën kur Kosova është bërë anëtare e kësaj marrëveshjeje, vendi është përfaqësuar përmes Misionit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara, gjë që i ka pamundësuar vendosjen e masave për mbrojtjen e prodhimtarisë vendore, ngjashëm si vendet e tjera anëtare të marrëveshjes. Kur kësaj i shtohen edhe politikat jo shumë të favroshme fiskale që kanë qenë në fuqi për prodhues, kjo ka rezultuar që përfitimet nga CEFTA për shtetin e Kosovës të mos jenë shumë të mëdha.

Sytrime Dervisholli, Drejtoreshë e Departamentit të Tregtisë në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, vuri theksin në një numër të barrierave që shtetet e tjera anëtare të marrëveshjes kanë aplikuar për produktet e Kosovës përgjatë viteve sa kjo marrëveshje është në fuqi. Ajo sqaroi se Ministria në vazhdimësi ka adresuar këto sfida në sekretariat të CEFTA, por reagimi nga palët homologe nuk ka qenë gjithmonë ai i duhuri. Dervisholli poashtu vuri theksin edhe mbi legjislacionin ekzistues për masat mbrojtëse në importe, duke sqaruar se Ministria ka ndërtuar kapacitetet që të zbatojë këto ligje.

Valdet Gjinovci, Kryeshef i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, tha se është për keqardhje që prodhuesit kosovarë janë ballafaquar me barrierat të shumta jotarifore në eksportet e tyre në vende anëtare të CEFTA. AI sqaroi se institucioni që ai udhëheq trajton të gjitha kërkesat e prodhuesve vendor me prioritet në mënyrë që t’u lehtësohet veprimtaria e tyre si dhe procedurat e eksportit në vende tjera. Për më shumë, Gjinovci sqaroi se së fundi janë ndërmarrë hapa të theksuar për të ofruar shërbime elektronike në kuadër të këtij institucioni.

Hakif Gashi, përfaqësues i kompanisë Meridian Corporation dhe njëherit Zëvendës President i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, tha se CEFTA në mesin e komunitetit të biznesit më shumë është vlerësuar për nga pesha politike, se sa ekonomike. Ai theksoi se institucionet e vendit duhet të punojnë me sektorin privat në përgjithësi dhe sektorin e prodhimit në veçanti që të identifikohen dhe promovohen sektorë të veçantë ku Kosova mund të ketë përparësi konkurruese në raport me vendet e tjera, e që kanë potencial për eksport gjatë viteve të ardhshme.

Kujtim Gjevori, përfaqësues i ndërmarrjes prodhuese Scampa, theksoi se deri tani CEFTA nuk ka qenë favorizuese për Kosovën, kjo edhe falë politikave jo të favorshme fiskale që kanë qenë në fuqi për prodhuesit gjatë këtyre viteve. Marrë parasysh masat e fundit fiskale të ndërmarra nga qeveria e që kanë ndihmuar në barazimin e pozitës konkurruese të ndërmarrjeve prodhuese në Kosovë me ato të rajonit, Gjevori shtoi se tani është koha të shikohen mundësi tjera se si mund të ndihmohet sektori i prodhimit në vend, veçanërisht në aspekt të rritjes së eksporteve.

Në vazhdim, pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë mbi sfidat dhe barrierat me të cilat janë ballafaquar në kuadër të CEFTA, si dhe hapat e ardhshëm që institucionet duhet të ndërmarrin për të rritur përfitimet nga kjo marrëveshje.

Etiketa:CEFTA Kosovë nacioanle Oda Ekonomike Amerikane
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022
Njoftime/Shpallje

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2022 të FSK-së

1 Korrik, 2022
Lugina

Shaip Kamberi rizgjedhet deputet në Parlamentin e Serbisë

1 Korrik, 2022
N'rrjet

Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni mirëpret në takim shefen e UNMIK-ut, znj.

30 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Kryeministri Kurti takoi ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë

28 Qershor, 2022

Kryeministri Kurti priti në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë, Johan Schalin

21 Qershor, 2022

Për pesë muaj në Kosovë janë identifikuar 611 raste me kancer të cilat po trajtohen në Klinikën e Onkologjisë

14 Qershor, 2022

Ministri Mehaj priti në takim Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier

13 Qershor, 2022

Themelohet Distrikti Rotary Shqipëri – Kosovë, D–2485

6 Qershor, 2022

Kryetari Hyseni ishte pjesë e panelit të Edicionit të 5-të të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë

3 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com