/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Gushicë të komunës së Vitisë, në vendin e quajtur “Prroni i Mullarekës” janë gjetur të mbjella 31 bimë narkotike të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit bimët janë asgjësuar me anë të procesit të djegies. Një mashkull K/Shqiptar është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe i njëjti pas intervistës me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/