Të premten sfida e javës së 20-të, Drita vazhdon përgatitjet anti-Drenica

Të premten sfida e javës së 20-të, Drita vazhdon përgatitjet anti-Drenica

Java e 20-të në Superligë e rikthen Dritën në qytetin e Gjilanit, për ndeshjen ndaj Drenicës në ora 13:00 këtë të premte, shkruan 2LONLINE.com.

Drita vjen pas fitores ndaj Vushtrrisë, si mysafire 2:3, ndërsa Drenica nga humbja ndaj Prishtinës.

Drita ka vazhduar përgatitjet edhe këtë të mërkure, ku ishte atmosferë e mirë brenda grupit dhe në stërvitje ishin present të gjithë futbollistët.

Derisa, Drenica lufton për të ikur zonës së barazhit, Drita është në garë të fortë në ‘luftën’ për titull, pasi është e dyta me tri pikë më pak se Ballkani që është i pari me 40 pikë, ndërsa pikë po aq sa Drita 37 sosh ka edhe Prishtina që është e treta.

Si në cdo përballje, përkrahja e tifozëve është e pazëvendësueshme për skuadrën dhe futbollistët, prandaj “Intelektualët” kanë premtuar pjesëmarrje të madhe sërish në shtëpinë e tyre të dytë, stadionin e qytetit.

KOMENTE