DYLON

Të premten në Gjilan nis faza e parë e dezinsektimit hapësinor

Të premten në Gjilan nis faza e parë e dezinsektimit hapësinor
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit do të nis të premten fazën e parë të dezinsektimit hapësinor për të krijuar një ambient pa insekte të dëmshme.

Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemaili, ka konfirmuar se të gjitha përgatitjet janë bërë që faza e parë e dezinsektimit të nis të premten në ora 19:30 deri në orën 24.00 dhe do të 

EkoHigjiena

vazhdojë për pesë ditë me radhë, në këtë periudhë kohore.

Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët luten që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, sikurse një kujdes i veçantë duhet të kenë edhe bletarët të cilët rekomandohen t’i mbyllin bletët e tyre nga ora 19:30 deri në orën 05:00.

Dezinsektimi do të bëhet në zonën urbane dhe në fshatra. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.