DYLON

Të premten në Gjilan nis faza e parë e dezinsektimit hapësinor

Të premten në Gjilan nis faza e parë e dezinsektimit hapësinor
Avatar photo Redaksia

Të premten, më 25 qershor 2021, në Gjilan do të fillojë faza e parë e dezinsektimit hapësinor.

Ky projekt mundësohet nga Komuna e Gjilanit dhe implementohet nga MONUNI –vazhdimësi e kompanisë Fauna Sh.P.K.

EkoHigjiena

Ky aktivitet ndërmerret me qëllim të parandalimit të rrezikimit të shëndetit publik dhe sigurim e kushteve për jetë më të qetë nga thumbimet e insekteve.

Preparatet që përdoren gjatë këtij procesi janë ekologjike me një veprim të shpejtë dhe efekte maksimale.

“Nga bletarët kërkohet t’i mbajnë mbyllur bletët gjatë ditëve që kryhet kjo fazë e dezinsektimit, në mënyrë që të mos kenë ndonjë dëm eventual nga preparatet të cilat përdorën për asgjësimin e mushkonjave dhe insekteve tjera të dëmshme”, thuhet në njoftimin e Kompanisë MONUNI.

Në rast të shiut dhe ndryshimeve klimatike, procesi do të shtyhet për ditët në vijim. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.