• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Info+

Të premten hapet “Panairi regjional i bletarisë – Gjilani 2013”

Redaksia 2LONLINE 30 Shtator, 2013 3 min
 Të premten hapet “Panairi regjional i bletarisë – Gjilani 2013”

Gjilan – (2LONLINE) – Më 27 e 28 shtator 2013, në Gjilan mbahet “Panairi regjional i bletarisë – Gjilani 2013”, i cili hapet të premten në ora 10:00 dhe zgjat deri të shtunën në mbrëmje. Panairi ka karakter promovues dhe në të pritet të marrin pjesë bletarë nga regjioni i Gjilanit, por edhe komunat fqinje, Bujanoci, Presheva dhe Kumanova, organizatore e këtij panairi është Drejtoria për Bujqësi e komunës së Gjilanit dhe nën patronatin e Kryetarit të Komunës, zotit Qemajl Mustafa.
Me qëllim të promovimit të produkteve të bletës dhe të bletarëve të regjionit të Gjilanit, të këmbimit të përvojave mes bletarëve të ndryshëm dhe inkurajimit të bletarëve por edhe të qytetarëve për të investuar në këtë degë shumë profitabile dhe të rëndësishme ekonomike, në Gjilan do të mbahet Panairi Bletarisë e që tashmë tradicioanale.

Po ashtu ky panair mëton krijimin e traditës për konsumimin e tit nga qytetarët, pasi që mjalti ka vlera të larta ushqyese, dietale, shëruese etj., dhe po ashtu edhe dhënia e rastit bletarëve për të shitur produktet e tyre dhe për të krijuar blerës të qëndrueshëm.

Bletaria si një sektor i Blegtorisë edhe në Komunën e Gjilanit zë një vend të rëndësishëm, duke i kontribuar kështu zhvillimit ekonomik të Komunës. Komuna e Gjilanit, gjegjësisht Bletarët e kësaj Komune kanë një traditë shumëvjeçare në kultivimin e Bletëve dhe janë shumë të përkushtuar në punët rreth bletës.
Aktualisht në komunën e Gjilanit ka mbi 100 bletarë të cilët janë të organizuar në shoqata me të cilat Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë ka një bashkëpunim të shkëlqyeshëm.

Fondi i shoqërive të bletëve në Komunën e Gjilanit është rreth 2 mijë e 200, ç’ka i plotëson nevojat e vetëm 20% të popullatës së Komunës së Gjilanit. Dimë se edhe në bletari duhet investuar dhe Drejtoria e bujqësisë do të kërkojë edhe nga Ministria e Bujqësisë që ta fusë në projektet për subvencione.

duke ditur për resurset natyrore që ka komuna, premtojnë në rritje të kapaciteteve në bletari por, kur kësaj i shtojmë edhe vullnetin e bletarëve tanë garantojnë edhe një të ardhme më të mirë në këtë sektor.

Bletarët përveç mjaltit që marrin nga bletët për ç’do vit po pajisen me përvoja edhe më të avancuara në këtë lëmi duke marrë edhe prodhime të tjera nga bletët siç janë:qumëshi I bletëve, dylli, poleni dhe propolisi.

Sipas organizatorëve, do të mbahet edhe nje ligjeratë rreth bletarisë, sidomos se si duhet dimruar bletët e që ligjërues do të jetë professor Halil Dërmaku, nënkryetar I Lidhjes se Bletarëve te Kosovës. Dërmaku në bletarinë e Gjilanit në të ardhmen e parasheh jo vetëm si një sferë e prodhimit të mjaltit, qumështit të bletës etj., si ushqim për njeriun por, “këtë sektor e shohim edhe si prodhuese të lëndëve të para si në industrinë farmaceutike njashtu edhe në atë kozmetike por edhe si një sektor që gjeneron vende të reja pune sepse një bletar që kultivon 30 shoqëri bletësh llogaritet një vend i qëndrueshëm i punës”, ka njoftuar ai. /2lonline/

Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Shpresa Kurteshi Emini: Mehmet Murtezi, një aktivist i dalluar politik, veçanërisht në

3 Tetor, 2023
Nacionale

Shefi i Misionit të EULEX-it vizitoi IPK-në

3 Tetor, 2023
Gjilan

Mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit e humanistit,

3 Tetor, 2023
Shneta

Në Viti fillojnë aktivitetet për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

3 Tetor, 2023
Lajme të ngjashme

Shpresa Kurteshi Emini: Mehmet Murtezi, një aktivist i dalluar politik, veçanërisht në historinë e politikës paqësore

3 Tetor, 2023

Shefi i Misionit të EULEX-it vizitoi IPK-në

3 Tetor, 2023

Mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit e humanistit, Mehmet Murtezi

3 Tetor, 2023

Në Viti fillojnë aktivitetet për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

3 Tetor, 2023

Aktakuzë kundër dy personave‘ për “Vrasja në tentativë’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’

3 Tetor, 2023

Arianit Islami bëhet Doktori i parë i shkencave në fushën e Aviacionit Civil në Kosovë dhe Shqipëri

3 Tetor, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com