DYLON

Të premten hapet panairi “Punimet artizanale përtej kufijve”

Të premten hapet panairi “Punimet artizanale përtej kufijve”
Avatar photo Redaksia

Të premten në Gjilan hapet panairi “Punimet artizanale përtej kufijve” i organizuar për nder të festave të fundvitit, në kuadër të projektit ndërkufitar Kosovë – Maqedoni Veriore, “Ndërtimi i konkurrencës përmes bashkëpunimit dhe inovacionit: Qasja në tregjet e eksportit për produktet artizanale’’.

Në panair, para përfaqësuesve të Komunës së Gjilanit, Zyrës se Bashkimit Evropian dhe pjesëmarrësve tjerë do të prezantohen:

Punimet artizanale të 10 artizanëve që ishin pjesë e projektit dhe janë përzgjedhur nga programi i Coaching-ut

EkoHigjiena

Lansimi i Platfomës për shitjen e produkteve online “ Craftart4you” .

Ky event është planifikuar të mbahet më 13 dhjetor 2019, duke filluar nga ora 14.00, në restorant ‘’Planet’’-Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.