• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Të premten fillon faza e tretë e dezinsektimit hapësinor, përfshihen edhe fshatrat

Redaksia 2LONLINE 16 Gusht, 2023 3 min
 Të premten fillon faza e tretë e dezinsektimit hapësinor, përfshihen edhe fshatrat

Të premten, më 18 gusht, në Gjilan fillon faza e tretë e dezinsketimit hapësinor, e cila do të zgjasë deri më 23 gusht dhe do të përfshijë lagjet Zabeli i Sahit Agës, Qendra, Arbëria, Dardania, Dheu i Bardhë, Kodra e Dëshmorëve, Bregu i Djegur, përkatësisht hapësirën e tërësishme të qytetit.

Gjatë kohës së dezinsektimit, nga ora 19:30 deri në ora 01:00, luten qytetarët që t’i mbajnë dritaret të mbyllura, në mënyrë që të mos të futen brenda mushkonjat dhe insektet tjera.

Ndërkaq nga bletarët kërkohet që për shkaqe sigurie, gjatë këtyre ditëve t`i mbajnë të mbyllura bletët prej orës: 19:30 deri 05:00 të mëngjesit.

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, bartëse e projektit, ka përpiluar edhe kalendarin e dezinsektimit sipas lagjeve.

Dezinsektimi fillon nga lagja Zabeli Sahit Agës, gjegjësisht nga kolektori që zakonisht është burim i mushkonjave dhe insekteve të tjera, për të vazhduar përgjatë lumit Mirusha, në të dy anët e tij, deri afër hotelit Kristal, Qendra dhe Arbëria.

Më 19.08.2023 dezinsketimi do të bëhet në lagjet Dardania, Dheu i Bardhë, Kodra e Dëshmorëve.

Më 20.08.2023 – në lagjet Bregu i Djegur, Tregu i gjelbër, Rruga e Kumanovës, Lagja e tetë.

Më 21.08.2023 – në lagjet Baleci, rruga e Prishtinës, Iliria (Kamnik), Bujana.

Më 22.08.2023- Lagjja e spitalit, lagjja e Kufcës, Porodini, Lagjja e Vishnjeve, rruga e Bujanocit, Qarkorja si dhe të gjitha hapësirat tjera të qytetit.

Veton Uka, zyrtar për shëndet publik, ka thënë se dezinsektimi do të bëhet edhe në pjesët rurale, atje ku ka potencial më të madh për zhvillimin e insekteve.

Më 23.08.2023 do të dezinsektohen fshatrat Malishevë, Uglar, Pogragjë, Dobërçan, Përlepnicë, Livoç i Epërm, Livoç i Poshtëm, Cërrnicë, Lladovë, Nasalë, Zhegër, Llashticë, Bresalc, Gllamë dhe Velekincë.

Në rast të kushteve të pafavorshme klimatike (shi, erë e fortë) dezinsketimi do të shtyhen deri në ditën e ardhshme, kur të përmirësohet moti, për të vazhduar sipas orarit të paraparë. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale dezinsektimit hapësinor Gjilan rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Moti me diell dhe vranësira të pakta

27 Shtator, 2023
Gjilan

Në Universitetin e Zagrebit u mbajt punëtoria për klinikat ligjore në kuadër

27 Shtator, 2023
Njoftime/Shpallje

Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e radhës më 28 shtator –

27 Shtator, 2023
Opinion

Si ka rrjedhë situata në Banjskë?!

26 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Moti me diell dhe vranësira të pakta

27 Shtator, 2023

Në Universitetin e Zagrebit u mbajt punëtoria për klinikat ligjore në kuadër të projektit ENEMLOS

27 Shtator, 2023

Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e radhës më 28 shtator – ja rendi i punës

27 Shtator, 2023

Si ka rrjedhë situata në Banjskë?!

26 Shtator, 2023

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha vizitoi fshatin Banjskë

26 Shtator, 2023

Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Abbott

26 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com