DYLON

Të premten do të mbahet provimi pranues në UKZ

Të premten do të mbahet provimi pranues në UKZ
Avatar photo Redaksia

Të premten më 20.07.2018 duke filluar nga ora 9:00 në fakultetin e Edukimit program Fillor dhe Parashkollor të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, do të mbahet provimi pranues për studentë të rinj.

Provimi pranues gjatë ditës së nesërme, por me fillim në ora 11:00 do të mbahet edhe për studentët tjerë, aplikantë të Fakultetit Ekonomik të programeve, Banka Financa dhe Kontabilitet, programit Menagjment dhe programit Marketing, ata të Fakultetit Juridik dhe të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike

Universiteti “Kadri Zeka”, në afatin e parë, për vitin akademik 2018-2019 të studimeve themelore – bachelor do të regjistrojë 1218 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga Presheva,
Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

EkoHigjiena

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 23.07.2018 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit. Shpallja e listës përfundimtare bëhet me
datë 27.07.2018

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.