(2LONLINE) – Stafi i degës së Kryqit të Kuq në Kamenicë, ka kërkuar nga vullnetarët e Kryqit të Kuq, qytetarët, bizneset, shoqërinë civile të tjerë, se pas reshjeve të pa ndërprera ka filluar ngritja e nivelit të ujit në lumenjtë e komunës së Kamenicës, prandaj kërkohet që të njoftohet ky organizëm për çdo ndryshim që mundet me ndodhë në teren ose edhe për dëmet e shkaktuara në familjet të ndryshme e veçanërisht në familjet me gjendje të rënd ekonomike.
“Qëllimi ynë parësor është që t’u dalim në ndihmë familjeve me gjendje të rëndë, në rast të dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut Informata e jon duhet të jetë e saktë e verifikuar dhe e plasuar sa më shpejt drejt Kryqit të Kuq të Kosovës”, ka thënë Rexhep Morina nga Kryqi i Kuq në Kamenicë. /2lonline/