DYLON

Të preferuarit e mushkonjave

Avatar photo Redaksia

Në ka gjë më të bezdisshme në një natë të nxehtë vere, ajo është zukatja e mushkonjave. Përpiqeni t’i largoni, keni provuar shumë mënyra si të “shpëtoni” prej tyre, por nuk e keni ditur se mushkonjat e zgjedhin “prenë” e tyre.

Disa njerëz janë të destinuar “të vuajnë” nga pickimet e mushkonjave gjatë gjithë jetës vetëm prej grupit të gjakut, ushqimeve që konsumojnë apo gjëra të tilla.

EkoHigjiena

Lexoni listën e mëposhtme dhe mësoni nëse jeni i preferuari i mushkonjave apo jo.

Njerëzit që nxjerrin më shumë dioksid karboni gjatë procesit të frymëshkëmbimit tërheqin mushkonjat drejt vetes së tyre (njerëzit mbipeshë dhe gratë shtatzëna) Stërvitja bën që trupi juaj të prodhojë acid laktik.

Në këtë mënyrë ju i “ftoni” mushkonjat, ndaj dushi është gjëja e parë që duhet të mendoni pasi jeni ushtruar.

Nëse keni pirë alkool dhe mushkonjat kanë festë.

Pas disa gotash do të shndërroheni në “prenë” e preferuar Nëse keni grupin e gjakut 0 mos u mundoni kot, mushkonjat do i keni nga pas çfarëdo që të beni….

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.