DYLON

Të përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin

Avatar photo Redaksia

Kryeministri Isa Mustafa u takua me kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Milan Brglez

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës zyrtare në Lubjanë, u prit në takim nga kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Milan Brglez. Kryeministri Mustafa fillimisht është nënshkruar në librin e artë të mysafirëve të shquar të Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë.

EkoHigjiena

Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa e ka njoftuar kryetarin Milan Brglez për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Republikën e Kosovës, dhe reformat që po ndërmerren në të gjitha fushat, veçanërisht për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, për hapjen e vendeve të punës, rritjen e mirëqenies, sundimin e ligjit, si dhe agjendën integruese evropiane.

Kryeministri Mustafa veçoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës në proceset integruese evropiane, nënshkrimin e MSA-së dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke e falënderuar Slloveninë për përkrahjen e ofruar në këtë drejtim.

Kryeministri Isa Mustafa po ashtu shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin bilateral, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy shteteve.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Milan Brglez, vlerësoi lartë të arriturat në Kosovë.

Kryetari Brglez shprehu gatishmërinë e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, për bashkëpunim ndërparlamentar si dhe për përkrahjen e Kosovës, veçanërisht në proceset integruese evropiane.



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.