DYLON

Të përkrahen bizneset dhe punonjësit për humbjet nga KEDS 

Të përkrahen bizneset dhe punonjësit për humbjet nga KEDS 
Avatar photo Redaksia

Përmes një shkrese, drejtuar Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, Dhoma  e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka kwrkuar që me urgjencë të ndërmerren masa ndaj humbjeve  që po u shkaktohen bizneseve, si rrjedhojë e ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike, e  të cilat gjatë kësaj jave janë të theksuara më shumë. 

Sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, humbjet të cilat po u shkaktohen bizneseve si rrjedhojë  e ndërprerjeve të energjisë elektrike është e pamundur të kompenzohen, prandaj në emër të  bizneseve ka kwrkuar nga Qeveria e Kosovës që me urgjencë të ndahet një fond i veçantë për  përkrahje të tyre. 

EkoHigjiena

Përveç humbjeve financiare që po u shkaktohen bizneseve nga ndërprerjet e energjisë, të njëjtat  gjithashtu po rrezikojnë të humbin edhe tregun e shitjes duke u të dëmtuar nga mos realizimi i  kontratave sipas planifikimeve paraprake si dhe nuk po arrijnë të kryejnë obligimet ndaj  punëtorëve dhe shtetit, shtoi Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë. 

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë konsideroi që ndarja e fondit për përkrahje të bizneseve duhet të  trajtohet si nevojë jashtëzakonisht emergjente, prandaj ka kwrkuar që të ndërmerren hapa konkret  në afat sa më të shkurtër kohor, pasi që aktualisht vetëm brenda një dite, mosfurnizimi me energji  elektrike nga KEDS është 4 orë. 

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë shpreson në një reagim më të shpejtë të Institucioneve të  Kosovës. /2LONLINE/