DYLON

“Të përgatitur maksimalisht, me qartësi në synime”

“Të përgatitur maksimalisht, me qartësi në synime”
Avatar photo Redaksia

Ardian Nuhiu, shef i shtabit teknik të SC Gjilanit, është paraqitur para gazetarëve në konferencën për media para duelit hapës kampional ndaj FC Ballkani, duke folur për komponimin e ekipit, ardhjet e reja, si dhe edicionin e ri që po fillon.

“Mezi po e presim fillimin e kampionatit. Jemi të përgatitur maksimalisht, me besim dhe energji pozitive të cilën duhet ta përcjellim brenda fushës së lojës”.

EkoHigjiena

“Ballkani është një ekip cilësor dhe i ndërtuar rishtazi, por ne kemi analizuar dhe kemi punuar në detaje për këtë sfidë. Presim gjithashtu edhe mbështetjen e tifozëve të cilët na kanë qëndruar afër gjithmonë” ka thënë Nuhiu.

Ai tha se lojtarët e ardhur janë ambientuar me ekipin dhe sistemin e punës këtu.

“Problematike mbetet fusha sintetike, e cila po na penalizon jo pak, pasi që edhe lojtarët po përballen me lëndime”, thotë ai.

Nuhiu tha se nuk do të qahen për edicionin e kaluar, por do të punojnë shumë për edicionin e ri.

“Episodet e kaluarës tashmë i kemi harruar dhe jemi të gatshëm për garën e re”, thotë kryetrajneri i SC Gjilanit, Ardian Nuhiu.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.