“Do të pastrojmë qytetin por kjo nuk nënkupton ndërprerjen e protestës”

“Do të pastrojmë qytetin por kjo nuk nënkupton ndërprerjen e protestës”

Këshilli i punëtorëve të Kompanisë “Ecohigjiena” në Gjilan ka bërë të ditur se do ta pastrojnë qytetin, duke mbledhur mbeturinat e grumbulluara që sa ditë, por ata thanë se protesta do të vazhdojë dhe se kjo do të bëhet vetëm për të respektuar dinjitetin e qytetarëve, familjeve tona, fëmijëve tanë dhe për nderë të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”.

“Ne këshilli i punëtorëve dhe punëtorët e kompanisë EcoHigjiena duke parë situatën e rëndë të krijuar nga menxhmenti i partnerit privat dhe mosinteresimi nga ana e tyre për të bërë një zgjidhje të kësaj situate, edhe pse ana ligjore është në mbrojtje të punëtorve, por ata nuk po respektojnë as ligjin dhe as marrveshjen të cilën e kanë arritur vet me institucionet komunale, kërkojmë falje nga qytetarët për këtë situat të krijuar pa fajin tonë, sepse ne me plotë të drejtë, duke respektuar edhe anën ligjore, jemi duke kërkuar të drejtat tona që burojnë nga ligji i punës. Ne ju njoftojmë se duke respektuar dinjitetin e qytetarëve, famijeve tona, fëmijëve tanë dhe për nderë të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”, do të bejmë pastrimin e qytetit nga mbeturinat që po i japin hije të keqë qytetit tonë. Pastrimi i qytetit nuk nënkupton ndërprerjen e protestes. Ne do të vazhdojmë të protestojmë deri në realizimin e kërkesave tona që janë kërkesa të bazuara në ligjin e punës”, thuhet në këtë njoftim.

Përndryshe, Këshilli i punëtorëve të Kompanisë “Ecohigjiena” në Gjilan shpreson se Komuna si autoritet kontraktues do të përdor të gjithë mekanizmin ligjorë e administrativ të bëjë zgjidhje dhe dajle nga kjo situatë.

KOMENTE