DYLON

Të mos keqpërdoret uji i pijes

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në mbledhjen e sotme të Bordit të Drejtorëve të Komunës së Kamenicës u diskutuan shumë çështje, por me rëndësi ishin mungesa e ujit të pijshëm, zgjatja e orarit të punës në Administratën e përgjithshme.

Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani kërkoi që të bëhet ndërhyja e menjëhershme për përmirësimin e gjendjes me ujë të pijshëm, që qytetarët e Kamenicës të kenë më shumë ujë. Po ashtu, Sinani ka kërkuar që uji të shfrytëzohet racionalisht dhe të mos keqpërdorët, pasi që mungesa e ujit të pijshëm është evident.

EkoHigjiena

Ndërsa, në këtë takim u tha edhe se me zgjatjen e orarit të punës në administratën e përgjithshme qytetarët e komunës së Kamenicas kanë tri orë më shumë në dispozicion për kryerjen e shërbimeve në sektorin e gjendjes civile.

Përndryshe, në Komunën e Kamenicës, në disa pjesë janë duke u aplikuar reduktimet në furnizimin e qytetarëve me ujë të pijes. Kjo kishte nxitur edhe reagimin e LDK-së opozitare, sipas të cilës jeta në qytetin e Kamenicës është bërë thuajse e padurueshme në këtë kohë vape, pasi në katër lagjet e qytetit reduktimet e mëdha të ujit po e pamundësojnë një jetë normale për banorët e qytetit. LDK kishte fajësuar qeverisjen në Kamenicë si të papërgjegjshme ndaj qytetarëve! /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.