DYLON

Të mos fillohet me korrje shirjet para pjekjes se plotë të grurit

Të mos fillohet me korrje shirjet para pjekjes se plotë të grurit
Avatar photo Redaksia

“Me qëllim të koordinimit sa më të mirë të punëve, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka mbajtur takimin e përbashkët në mes të MBPZHR, përfaqësuesve të Drejtorive Komunale për Bujqësi dhe përfaqësuesve të Shoqatës së Mullisëve për të diskutuar lidhur me parapërgatitjet për fillimin e procesit të korrje-shirjeve, si dhe mbarëvajtjen këtij procesi për vitin 2022”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari – Gjilan.

“Gjatë këtij takimi, palët e përfshira në këtë proces janë pajtuar që të mos fillohet me korrje shirjet para pjekjes se plotë të grurit, e krahas kësaj edhe Drejtoritë Komunale për Bujqësi të raportojnë në MBPZHR, gjegjësisht tek komisioni qendror për monitorimin e korrje-shirjeve për vitin 2022, të paktën një herë brenda javës lidhur me ecurinë e korrje shirjeve në komunat e tyre”.

EkoHigjiena

Me këtë rast, bazuar në çmimin aktual të derivateve të naftës, pjesëve rezerve të autokombajnave, si dhe gjendjes së zhvillimit të grunajave, MBPZHR-ja, përfaqësuesit e DKB-ve dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve, sugjerojnë/propozojnë se çmimi real i korrje-shirjeve për vitin 2022 do të ishte 130 euro/ha (nënkuptohet se çmimi i korrje-shirjeve caktohet me marrëveshjen në mes të fermerëve dhe autokombajnerëve).

Ndryshe, në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në kuadër të mbjelljeve vjeshtore të vitit 2021 me kulturën e grurit është mbjellë një sipërfaqe prej 66,159.52 hektarë.  /2LONLINE/