DYLON

Të mobilizuar në menaxhimin e zjarreve që kanë kapluar grykën e Letnicës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Drejtorët Veton Ademi dhe Nexhmedin Jakupi gjatë fundjavës janë ngjitur në Grykën e Letnicës me qëllim që të shikohen mundësitë që të vihet në kontroll zjarri i cili prej pjesës së Maqedonisë ka kaluar për disa metra në teritorin e Kosovës konkretisht në pyjet mbi fshatin Shoshare të Komunës së Vitisë.

Me këtë rast Institucionet Komunale të Vitisë në bashkëpunim me mekanizmat e tjerë si Brigada e Zjarrfikësve, punëtorët e Agjensionit Pyjor etj po bëjnë përpjekje maksimale që të vihet në kontroll zjarret të cilët po e dëmtojnë një pjesë të madhe të pasurisë pyjore në këtë komune.

EkoHigjiena

Ndërkaq gjatë ditës së sotme edhe grupet vullnetare ju janë bashkangjitur këtyre mekanizmave. /2L ONLINE/

Foto: Brigada e Zjarrfikësve në Viti

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.