/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan janë arrestuar dy të dyshuar: një mashkull dhe një femër K/Shqiptar-e (të mitur), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht (me thikë) viktimën femër K/Shqiptare (e mitur). Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin policor. /2L ONLINE/
/fotolilustrim/