Të miturit në Qendrën Korrektuese në Lipjan kultivojnë perime për nevojat e institucioneve korrektuese
“Në kuadër të Njësisë Ekonomike të Shërbimit Korrektues të Kosovës, në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan po vazhdon me sukses kultivimi i perimeve në sera, ku janë mbjellë domate, speca dhe tranguj”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Më tej në njoftim thuhet se këto kultura bujqësore kultivohen me angazhimin e të miturve të kësaj qendre, të cilët përmes përfshirjes në aktivitete praktike zhvillojnë shprehi pune, përgjegjësi dhe aftësi që kontribuojnë në procesin e tyre të rehabilitimit dhe risocializimit.
Përveç furnizimit të kësaj qendre, prodhimet nga serat përdoren edhe për nevojat e institucioneve të tjera të Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke ndihmuar në uljen e kostove dhe rritjen e vetëqëndrueshmërisë së sistemit korrektues. /2LONLINE/
