DYLON

Të mirat e misrit të zierë

Avatar photo Redaksia

Misri është një nga ushqimet më karakteristike të kësaj stine, por mënyra më e mirë për konsumimin e tij është ai i zierë. Pjekja në prush e dëmton strukturën e lëkurës së misrit, e cila mund të shkaktojë probleme të stomakut. Me zierjen ne përfitojmë gjithë të mirat që misri ka me bollëk si:

Vitamina C dhe të kompleksit B duke përbërë kështu një ushqim të shkëlqyer për zemrën

EkoHigjiena

Antioksidantë si luteina dhe zeaksanthinë që forcojnë shikimin

Fibra që ushqejnë veçanërisht zorrën e trashë duke parandaluar situata si kapsllëku dhe hemorroidet!

Proteina, të cilat së bashku me fibrat ndikojnë shumë mirë edhe në rregullimin e sheqerit në gjak!

Nëse ju do të konsumoni misër të zier të shoqëruar me pak qumësht të përzier me gjizë, majdanoz ose borzilok të freskët dhe pak kripë në mëngjes, do të sjellë shumë efekte të shëndetshme për organizmin tuaj.