Të mirat shëndetsore dhe efektet e çajit të gjelbërt janë zbuluar mija vite me parë dhe qysh atëher konsiderohet si pije e mrekullueshme! Dhe, në qoftë se një filxhan çaj i gjelbër në mëngjes bëhet ndër zakonet tuaja, atëherë prisni këto 5 gjërat e mëposhtme:
Zemër e shëndoshë
Çaji i gjelbër është i pasur me atnioksidantë të fuqishëm të cilët e zvogëlojnë shtypjen e gjakut, kurse kjo ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës. Për furnizim shtesë me vitaminë C, shtrydhni një limon në çaj dhe kështu do ta përmirësoni edhe absorbimin e antioksidantëve.
Më shumë fuqi
Studimet e bëra në minj tregojnë se ata të cilët kishin konsumuar ekstrakt na çaji i gjelbër e kanë rritur rezistencën e tyre madje për 24 %.
Trup më i mirë
Antioksidanti natyral nga çaji i gjelbër ndihmon në shkrirjen e dhjamit nga barku, i cili gjithashtu përmban edhe kafeinë, e cila i liron yndyrat nga indi nën lëkuror dhe ndihmon djegien e tyre më të shpejtë, shkruan temina.al, transmeton Klan Kosova. Është treguar se nëse konsumoni tre filxhanë çaj brenda ditës, do të digjni 80 kalori shtesë në 24 orët vijuese.
Liron nga alergjitë
Hulumtimet japoneze tregojnë se antioksidantët nga çaji i gjelbër ndihmojnë në forcimin e imunitetit dhe ju mbrojnë nga lufta me shumë alergji si që janë alergjitë ndaj polenit ose pluhurit.
Kujtesë më e mirë
Hulumtimet Kanadeze të kryera në kërmij e zhytur në ujë, kanë treguar se atyre u është rritur kujtesa. Hulumtuesit besojnë se këto arritje janë të zbatueshme edhe për njerëzit.