Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturor në Preshevë organizonë tryezë me temën “Pauloënia-kultivimi, rëndësia ekonomike, ekologjike dhe mundësia e punësimit në Luginë të Preshevës”. Tryeza mbahet ditën e Mërkurë (26 tetor 2016) me fillim në orën 11, në sallën e leximit të Bibliotekës së Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë, njofton Titulli.com.
Organizatori ka njoftuar se të gjithë të interesuarit mundë të marrin pjesë ndërsa panelistë janë të ftuar Shpëtim H. Memishi nga Presheva, Sami Agushi dhe Liridon Fejzullahu nga Presheva. Pjesë e debatit do të jetë edhe Xhelal Mehmeti, zëvendëskryetar i komunës së Preshevës.