Të martën promovohet libri më te ri teorik dhe studimor “Zhanret e gazetarise”, i rektorit të Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi. Libri ka dalë nga shtypi këtë javë, ndersa do të promovohet të martën në orën 12.00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Librin “Zhanret e gazetarisë”, përpos studentët e gazetarisë, mund ta përdorin edhe studiuesit e tekstit dhe të zhanreve në gjuhësi, letërsi etj., edhe drejtuesit e të gjitha medieve. Ky libër, pos sikurse fjalorët drejtshkrimorë e shpjegues të shqipes, ia ofron çdokujt mundësinë ta kuptojë më thjesht, më shpejt dhe më saktë natyrën e gazetarisë dhe rregullat për shkrimin e zhanreve të saj.