DYLON

Të martën, “Ofshamë” në Teatrin e Qytetit!

Të martën, “Ofshamë” në Teatrin e Qytetit!
Avatar photo Redaksia

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, të martën më 10 dhjetor, ora 20:00, do të jepet premiera e shfaqjes “Ofshamë”, e realizuar në kuadër të projektit “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë” nga OJQ Aksioni kundër dhunës dhe Ndërtimi i Paqes (ANP), në bashkëpunim me Teatrin e Qytetit të Gjilanit, transmeton Portali 2LONLINE.

Shfaqja është një zë, një thirrje a një reflektim i shoqërisë tonë mbi rrugën, vështirësitë dhe gjendjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe fatin e njerëzve të pagjetur. Një ëndërr e tyre. Një ankth bashkë me një ofshamë në fund. Një dashuri e humbur. Një e vërtetë dhe një dhimbje e madhe.

Premiera e shfaqjes “Ofshamë” me koncept dhe regji nga Burim Baftiu dhe Erson Zymberi do të shfaqet më 10 dhjetor 2019 në Teatrin e qytetit të Gjilanit duke filluar në ora 20:00.

EkoHigjiena

Ky projekt është duke u implementuar në partneritet me KURVE Wustrow nga Gjermania dhe përkrahet financiarisht nga Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), transmeton 2LONLINE.com.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.