Drejtues të Teatrit të Gjilanit kanë bërë me dije se premiera e shfaqjes “Togeri nga Inishmori”, një komedi e zezë e shkruar nga Martin McDonagh, me regji nga Shkelzen Berisha, do të shfaqet të martën, më 25 qershor, ora 20:00 në Teatrin e Gjilanit.
Rreth shfaqjes:
Çka ban kur nji mace e zezë ta pret rrugën? Tre hapa mbrapa? JOOO! Personazhet e kësaj komedie të zezë sterrë, turren përpara me hapa të mëdhaj, që çojnë në nji masakër qesharake. Përmes nji humori t’zi e t’lyem me gjak t’kuq, gatuhet nji shfaqje kuq e zi, me 2 maca t’shkallmume, 4 njerëz t’masakrum, nji bicikletë t’shkatërrume dhe nji bishtalec i premë të nji “djaloshari”. Tu kesh e tu kajtë, krejt kjo dynja e vogël bahet lesh!…
Shfaqja përmban skena me elemente të dhunës, krisma armësh dhe rekomandohet për një audiencë + 16.
Biletat janë në shitje në sportelet e Teatrit të Gjilanit. Për rezervime thirrni në 045 222 525!
Ju mirëpresim!
Teatri i Qytetit – Gjilan