DYLON

Të martën në Gjilan nis faza e dytë e dezinsektimit hapësinor, bletët të mbahen të mbyllura

Të martën në Gjilan nis faza e dytë e dezinsektimit hapësinor, bletët të mbahen të mbyllura
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do ta të filloi të martën fazën e dytë të dezinsektimit e hapësirave publike në të gjitha lagjet e qytetit dhe në fshatra.

Drejori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Nexhat Hajrullahu, ka njoftuar se dezinsektimi do të nis në ora 20:00-24-00 për katër ditë me radhë, ndërkaq ka apeluar apeluar bletarët që t’i mbajnë të mbyllura ato gjatë kohës sa bëhet dezinsektimi, ngase materiali i cili përdoret për t’i eliminuar insektet, është i dëmshëm për bletët.

Përndryshe, Komuna e Gjilanit e ka realizuar fazën e parë të dezinsektimit më 16 qershor për katër ditë me radhë.

EkoHigjiena

Përndryshe, dezinsektimi hapësinor në komunën e Gjilanit bëhet nga ekipi i AgroGroup FAUNA.

Foto: Fauna

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.