DYLON

Të martën në Gjilan fillon faza e tretë e dezinsektimit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Të martën në Gjilan fillon faza e tretë e dezinsektimit hapësinor, e cila do të zgjas për katër ditë me radhë. Me këtë rast, Drejtoria e Shëndetësisë apelon të gjithë bletarët që për katër ditë me radhë t’i mbajnë të mbullura bletët nga ora 20:00 deri pas mesnate, ngase materia me të cilën bëhet dezinsektimi, mund të shkaktoj dëme në shoqëritë e bletëve.

Dezinsektimi do të bëhet në tërë territorin e komunës së Gjilanit, në veçanti në zonat e prekura më së shumëti nga mushkonjat dhe insektet tjera.

EkoHigjiena

Dezinsektimi hapësinor në Gjilan ka nisur në muajin qershor, ndërkaq faza e tretë përfundon në fund të korrikut. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.