Të martën mbahet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së profesor Xhemajl Xhemajlit
Nesër, më 27 tetor 2026, në ora 10:00, në Teatrin e Qytetit në Gjilan, do të mbahet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Xhemajl Xhemajli, i cili ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare.
Në këtë tubim përkujtimor do të kujtohet me respekt figura e profesorit, kontributi i tij i çmuar në arsim, si dhe gjurmët që la te kolegët, nxënësit dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin.
Me respekt, kujtojmë jetën dhe veprën e profesorit të nderuar.
I përjetshëm qoftë kujtimi për profesor Xhemajl Xhemajlin!
