DYLON

Të lirohet lënda e parë për prodhuesit

Të lirohet lënda e parë për prodhuesit
Avatar photo Redaksia

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga Ministri i Tregtisë dhe Industris z.Endrit Shala dhe Ministri i Financave z.Bedri Hamza që të lirojnë lëndën e parë për prodhuesit vendor ashtu siç është e paraparë me Ligj.

Arsyeja e kërkesës është ankesa e prodhuesve lidhur me lirimin nga TVSH-ja e lëndës së parë.

Çdo fillim të vitit, prodhuesit vendor obligohen të aplikojnë në ATK për lirim nga TVSH-ja për lëndën e parë të importuar, ndërsa pas aprovimit të saj fillon edhe zbatimi në Dogana. Vitet paraprake shqyrtimi i kërkesave është bërë për një periudhë më të shkurtë kohore, gjë që nuk i ka penguar bizneset në vazhdim të prodhimit.

EkoHigjiena

Këtë vit bizneset po përballen me probleme pasiqë për shkak të mos shqyrtimit të këtyre kërkesave lënda e parë ka mbetur pa kaluar në Doganë dhe si pasojë bizneset po detyrohen të paguajnë për qëndrimin e kamionëve dhe frigoriferëve në terminale dhe po krijonë edhe pengesa në prodhim.

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që të merren masat e nevojshme për këtë problem.

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që të përkrahen prodhuesit vendor, duke ju lejuar që të bëjnë futjen e lëndës së parë në Doganë derisa të shqyrtohen aplikacionet nga ATK-ja.

Gjithashtu, OAK kërkon që kjo procedurë të hiqet ashtuqë të mos obligohen bizneset të aplikojnë çdo vit.

Për më shumë, kjo kërkesë i është drejtuar edhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.