DYLON

Të kërkuarit nga gjykata, në duart e policisë

Avatar photo Redaksia

Gjilan – (2LONLINE) –  Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit, kanë bërë të ditur se vetëm brenda periudhës një javore, njësiti i urdhëresave, ka realizuar gjithsejtë 85 urdhëresa te gjykatave përkatëse, prej të cilave kishte urdhëresa të tilla si urdhëresa për burg efektiv, urdhëresa për kundërvajtje, apo edhe urdhëresa me datë të caktuar.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur për 2lonline, për tri raste të veçanta. Sipas tij  njëri rast ka ndodhur në Gjilan ku deri  sa vozitësi i një automjeti ishte i involvuar në një aksident trafiku, ai përveç kësaj kishte edhe urdhëresë të lëshuar ndaj tij nga ana e Gjykatës.

EkoHigjiena

“Gjatë verifikimit në  bazën e të dhënave është vërtetuar se ndaj tij ekziston Urdhëresa e lëshuar me 120 ditë Burg efektiv e lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan.  Personi i dënuar menjëherë është dërguar në  vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës”, ka thënë toger Hashani.

Ndërsa sipas tij rasti tjetër i arrestimit të personit të kërkuar është shënuar në Viti.

“Gjatë një kontrolli rutinë njësitet partolluese sektoriale në Viti kanë ndalur personin shqiptar shtetas i Kosovës ku pas verifikimit ë bazën e të dhënave ka rezultuar se i njëjti kërkohej nga ana e Gjykatës. Gjatë verifikimit është gjetur se ai ishte i dënuar me burg efektiv 1 vit e tetë muaj burg. I njëjti menjëherë është dërguarën vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Ndërsa, Hashani ka bërë me dije edhe për një rast kur është ndalur personi shqiptar shtetas i Kosovë sipas një letërreshtimi lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan,  ai është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës, me burg efektiv në kohëzgjatje prej  një viti.

Ndërsa kur flasim për statistikat javore të kësaj fushe, Hashani tha se  njësiti i urdhëresave i PK-së, vetëm brenda periudhës një javore, me urdhëresë të Gjykatës Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda, Gjykatës Themelore, Departamenti i Krimeve të Përgjithshme dhe Gjykatës Themelore, Departamenti për Kundërvajtje, ka realizuar 85 urdhëresa.

Toger Hashani ka bërë me dije se sipas njësitit që ka realizuar këto urdhëresa të gjykatës, 38 janë urdhëresa me datë të caktuar, prej tyre 5 të lëshuar nga Gjykata Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda, 28 nga Gjykata Themelore, Departamenti i Krimeve të Përgjithshme dhe 5 të tjera nga Gjykata Themelore – Departamenti  i Kundërvajtjeve.

Pastaj, janë realizuar 16 urdhëresa me burg efektiv, të lëshuar nga Gjykata Themelore, Departamenti i Krimeve të Përgjithshme, si dhe 31 urdhëresa për kundërvajtje, të lëshuar nga Gjykata Themelore, Departamenti për Kundërvajtje. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.